Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një gjykatë kosovare ka dënuar dy shqiptarë për përpjekjet e tyre për të kryer një vepër terrorizmi afër kufirit me Serbinë, ka bërë të ditur zëdhënësi i UNMIK_ut Neeraj Singh.
Një panel prej dy gjykatësve ndërkombëtarë dënoi Rasim Gashin dhe Basri Xhemajlin me nga dy vjet burg me kusht. Këta dy ishin pjesë e një grupi më të madh që planifikonin të hedhnin në ajr një linjë hekurudhore mes Kosovës e Serbisë dhe besohet se cak i sulmit ishin policët dhe civilët serbë.
XS
SM
MD
LG