Ndërlidhjet

KIEV


Lideri i opozitës Viktor Yushchenko ka nënshkruar sot një marrëveshje me të cilën përkrahësit e tij obligohen që të zhbllokojnë ndërtesat e qeverisë. Por, ai tha se protestuesit do të qëndrojnë në rrugë derisa nuk arrihet marrëveshje për raundin tjetër të votimit. Yushchenko tha se nuk pajtohet që të zhvillohen zgjedhje tërësisht të reja.
Presidenti në largim Leonid Kuçma, pas takimeve shumëpalëshe tha se dy palët janë pajtuar për mospërdorimin e dhunës:
"Partitë ripohuan përcaktimin e tyre për të mos prdorin forcën për të zgjidhur problemet e krijuara pas zgjdhjeve presidenciale. Partitë u pajtaun që të përfundojnë bllokimin e ndërtesave të qeverisë dhe të krijonnë kushte për funksionimin e tyre", tha Kuçma.
Yushcenko u takua këtë mrëmje me rivalin e tij, Viktor Yanukovich, me zyrtarë të qeverisë dhe me diplomatë të huaj në përpjekje për të zgjidhur krizën politike.
Ndërkohë, kryeministri i Ukrainës Viktor Yanukovich refuzoi të japë dorëheqje pasi që parlamenti miratoi një votë mosbesimi ndaj qeverisë së tij, të propozuar nga opozita. Ai ka thënë se nuk e njeh atë vendim dhe e quajti të motivuar politikisht dhe ilegal.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG