Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga shpërthimi i dy autombave në Bagdad kanë vdekur të paktën 6 dhe janë plagosur mbi 40 persona.
Cak i shpërthimit ishte një stacion policie, afër Zonës së Gjelbër, në të cilën gjendet qeveria irakiane dhe disa ambasada të huaja.
Televizioni irakian Iraqia ka thënë se është vrarë edhe një ushtar amerikan, por zëdhënësi i Ambasadës amerikane ka thënë se shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme në forcat e koalicionit.
Ndërkohë, ushtria amerikane tha se dy ushtarë të koalicionit janë vrarë dhe 5 janë plagosur nga shpërthimi i një autobombe afrë kufirit me Irakut dhe Jordanisë. Nuk dihet identiteti i të vrarëve.
XS
SM
MD
LG