Ndërlidhjet

PRIZREN


Komandanti i KFOR-it, gjenerali Iv de Kermabon, ka deklaruar në Prizren se gjendja e sigurisë në Kosovë tash për tash është shumë e mirë dhe se nuk ka informacione për trazirat e mundshme ose për tensionimin e situatës.
Kermabon ka shfaqur gatishmërinë e KFOR-it, që me sukses të evitojë çdo përpjekje të ekstremistëve ose grupeve kriminale për të destabilizuar situatën.
Ndërkaq, komandanti i KFOR-it për sektorin jug-perëndimor, gjenerali Fredrih Rosmant, ka thënë se është i pa bazë vlerësimi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave se Kosova gjendet në mesin e katër vatrave potenciale të krizave në botë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG