Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar sot për herë të parë pas zgjedhjes në postet e reja në krye të institucioneve. Ata kanë konfirmuar se detyrat e tyre prioritare do të jenë të përqendruara në përmbushjen e standardeve prioritare.
"Kjo qeveri do të punojë si një ekip, pra është qeveri e koalicionit, qeveri unike dhe do t’i realizojmë detyrat dhe programet që i kemi sipas bashkësisë ndërkombëtare, pra standardet prioritare," ka thënë presidenti Rugova.
Kryeministri Haradinaj, tha se kishte vizituar sot presidentin Ibrahim Rugova për t’ia paraqitur planin dhe programin e qeverisë.
"Ne erdhëm që ta informojmë presidentin për zhvillimet dhe për atë se si kemi filluar me punën, për planet që i kemi sikurse u shpjeguar, për programin dhe për aspektet e tjera dhe kjo është një praktikë që ne do ta aplikojmë në të ardhmen. Pra rregullisht do ta informojmë presidentin për zhvillimet, për punën që e bën qeveria", ka thënë Haradinaj.
XS
SM
MD
LG