Ndërlidhjet

KIEV


Parlamenti i Ukrainës me shumicë votash i miratoi ndryshimet kushtetuese dhe zgjodhi Komisionin e ri Qendror të Zgjedhjeve, në kuadër të kompromiseve për t'i dhënë fund krizës së zgjedhjeve presidenciale.
402 nga gjithsejt 450 deputetët i miratuan edhe ndryshimet për reduktimin e pushtetit të presidentit dhe rritjen e kompetencave të parlamentit.
"Besoj që duhet ta falënderojmë presidentin e Ukrainës, sepse ne sot morëm vendimin e duhur me mirëkuptimin e të gjitha palëve", tha kryetari i parlamentit Vladimir Lytvyn.
Ndryshimet kushtetuese u nxitën me kërkesë të kandidatit presidencial Viktor Yushchenko, që në raundin e 26 dhjetorit të mos ketë manipulime.
Në Bruksel, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se është "mjaft i kënaqur" nga vendimi.
Shefi për Politikës së Jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana tha se janë miratuar të gjitha "vendimet e rëndësishme" për zgjedhjet e 26 dhjetorit.
Ndërmjetësuesi rus në krizën ukrainase Boris Gryzlov tha se Moska shpreson që rivotimi "të mos e prishë unitetin e Ukrainës".
XS
SM
MD
LG