Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën tre persona u vranë në dy sulme të ndara ndaj ushtarëve amerikanë dhe irakienë në qytetet Samarra dhe Ramadi.
Në jug të Bagdadit, dy ushtarë amerikanë u plagosën nga shpërthimi i një bombe, ndërsa nga qyteti Hilla njoftohet për ekzekutimin e një ushtari të Gardës Kombëtare të Irakut.
Dhuna e pasoi vizitën e papritur që presidentit i Koresë së Jugut Roh Moo-Hyun ua bëri 3.600 trupave jugkoreane në rajonin Irbil.
Ndërkaq në Basra, gjatë vizitës së trupave britanike, sekretari i Mbrojtjes Geoff Hoon u takua edhe me zyrtarët irakienë.
"Forcat britanike janë këtu me ftesën dhe miratimin e popullit irakien, dhe do të mbeten derisa të kenë punë, dhe derisa njerëzit të duan që ata jenë këtu", tha Hoon.
XS
SM
MD
LG