Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në takimin e sotëm të kryeadministratorit të Kosovës, Soren Jessen-Petersen me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj është biseduar për zhvillimet aktuale, e veçanërisht për programin e qeverisë. Zoti Haradinaj ka thënë se këtë program, për shqyrtim, do t'ja dorëzoj jo vetëm adminsitratës ndërkombëtare dhe Kuvendit të Kosovës por edhe partive politike që kanë mbetur në opozitë. Çështjen e lirisë së lëvizjes, veçanërisht për pakicat, ai e cilësoi si një risi në këtë program. Nga Prishtina mëtutje raportohet se kryeadministatori Petersen ka paralajmëruar bartjen e më shumë përgjegjësive tek institucionet vendëse në aspektin ekonomik, në fund të këtij muaji, për të mundësuar zgjidhjen e problemeve në procesin e privatizimit.
XS
SM
MD
LG