Ministri i brendshëm afgan ka premtuar se do shkatërrohen plantacionet e drogës në vend gjatë vitit të ardhshëm. Këtë deklaratë, Ali Ahmed Jalali, e ka bërë në një konferencë dy ditore në Kabul, ku merrnin pjesë mbi 500 kryepleq dhe drejtues lokalë. Afganistani prodhon 85% të opiumit në botë.