Ndërlidhjet

PRAGË


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se janë të shqetësuar nga raportet se kandidati opozitar presidencial në Ukrainë, Viktor Yushchenko kishte qenë i helmuar. Komisionarja për politikë të jashtme e BE-së, Benita Ferrero – Waldner tha se ata që janë përgjegjës për këtë helmim duhet të dalin para drejtësisë. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Richard Boucher tha mbrëmë në Uashington se duhet të zhvillohen hetime të plota lidhur me këtë helmim. Mëtutje zoti Boucher tha:

- Para se gjithash ne i urojmë zotit Yushchenko shërim të shpejtë dhe të plotë nga problemet me të cilat ai po ballafaqohet. Ne të gjithë jemi thellë të shqetësuar me raportet e mjekëve dhe mbështesim hetime të plota dhe transparente se si ndodhi kjo, kush e bëri dhe çka e shkakktoi këtë helmim.
XS
SM
MD
LG