Ndërlidhjet

MOSUL


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ka ndërmarrë hetime për sulmin e djeshëm kundër bazës ushtarake në Mosul, që la të paktën 22 të vrarë, 15 ushtarë amerikanë, 2 ushtarë irakienë dhe 5 kontraktorë civilë. Në sulmin u plagosën 66 njerëz, prej tyre 42 ushtarë amerikanë.
Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se nuk është e qartë nëse shpërthimi u shkaktua nga një predhë mortaje apo ishte sulm vetëvrasës.
Sulmin e mori përsipër grupi militant Ansar al-Sunna, duke thënë se ishte sulm vetëvrasës.
Në Uashington, presidenti George Bush u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, por tha se është i bindur se demokracia do të ngadhnjejë në Irak.
"Ne lutemi për ata. U shprehim ngushëllimet më të thella për të dashurit e tyre që i humbën. Duam ta dijnë se misioni është vital për paqen", tha Bush.
Në një zhvillim tjetër, ministri i Jashtëm iFrancës Michelle Barnier sot arriti në Bagdad për t'i marrë dy gazetarët francezë, që u liruan pas 4 muajsh.
XS
SM
MD
LG