Qeveria amerikane ka thënë se po i vështron me shqetësim procedurat gjyqësore kundër korrespondentit të Radios Evropa e Lirë Yurij Bagrov. Autoritetet ruse i kanë konfiskuar Bagrovit pasaportën, duke e penguar atë që të udhëtojë në rajon. Departamenti amerikan i shtetit ka lëshuar një deklaratë, në të cilën thotë se po punon për të vërtetuar faktet në këtë rast dhe po vazhdon të monitorojë çështjet e lirisë së mediave në Rusi.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.