Ndërlidhjet

BEOGRAD


Fondi për të Drejtën Humanitare ka kërkuar nga parlamenti i Serbisë dhe i Malit të Zi, që të formojë një komision për hetimin e varrezave masive në Serbi me trupat e shqiptarëe të Kosovës, të vrarë gjatë luftës, dhe të dënojë përgjegjësit që i kanë fshehur vrasjet.
Në një deklaratë, grupi për të drejtat e njeriut thotë se shumë varreza tjera masive me shqiptarët e vrarë më 1998-99 ekzistojnë në jug të Serbisë dhe vise tjera të vendit.
"Duke mos i bërë publike infomacionet rreth fatit të të shqiptarëv të zhdukur, Serbia po e shkel obligimin e saj shtetëror për informimin e familjarëve të të zhdukurve dhe për të marrë përgjjegjësinë për vuajtjet e viktimave shqiptare", thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG