Ndërlidhjet

VATIKAN


Qindra miliona të krishterë i kremtuan Krishtlindjet. Papa Gjon Pali i Dytë në mesazhin e tradicional të Krishtlindjeve Urbi et Orbi, tha se njerëzve në tërë botën u duhet paqja dhe ka shprehur shqetësime të veçanta rreth Irakut, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Mijëra njerëz u tubuan në Bazilikën e Shën Pjetrit në meshën tardicionale të mesnatës, e cila u përcoll nga rreth 10 milionë njerëz në transmetimin e drejtëpërdrejtë në televizion që u dha në 70 vende.
Disa mijëra adhurues kremtuan mbrëmë meshën e Krishtlindjeve në Betlehem, në qytetin ku besohet se ka lindur Jezu Krishti.
Presidenti amerikan George Bush uroi paqe në tokë dhe gëzim në botë në ditën e Krishtlindjeve si dhe falenderoi trupat amerikane në Irak dhe vende tjera për sakrificat e tyre.
Presidenti pakistanez Pervez Musharaf, dha një mesazh për Krishtlindje duke kërkuar harmoni më të madhe ndërfetare, heqjen dorë nga mosbesimi dhe keqkuptimi mes beismtarëve të feve të ndryshme.
Të krishterët në Indonezi, festuan Krishtlindjet nën masa të rrepta sigurie që pasonin paralajmërime për sulme të mundshme terroriste.
Në Kinë, ku Krishtlindjet po bëhen gjithnjë e me të popullarizuara njerëzit u tubuan në kishat e lejuara nga qeveria, të cilat nuk i njeh Vatikani, i cili thotë se miliona të krishterë në Kinë jetojnë në frikën e përndjekjes.
Shërbime kishtare janë mbajtur edhe në katedralen katolike të Rusisë.
XS
SM
MD
LG