Ndërlidhjet

XHAKARTË


Një tërmet i fuqishëm që shkaktoi valë të mëdha të quajtuara- Tsunamis -ka goditur bregdetin e Azisë juglindore, duke lënë të vdekur rreth 5 mijë njerëz në Shri Lankë, Indonezi, Indi, Malajzi, Tajlandë dhe Maldive.
Sipas Qendrës Gjeologjike në Shtetet e Bashkuara, tërmeti kishte fuqinë prej 8.9 ballësh të Rihterit, dhe është i pesti për nga fuqia prej vitit 1900, ndërsa më i fuqishmi prej vitit 1964.
Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë tha se ka regjistruar rreth 1800 të vdekur, më shumë se 2100 kanë vdekur në Shri Lankë dhe mbi 1000 të tjerë në Indi.
Dy të tretat e kryeqytetit të Maldives, raportohet se janë përmbytur nga uji. Mijëra njerëz konsiderohen të zhdukur. Shifra e të vdekurve vazhdon të rritet.
Ekipet shpëtimtare përreth Oqeanit Indian janë duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.
Shtetet nga e tërë bota kanë ofruar ndihmë për vendet e prekuara nga tërmeti dhe dallgët e detit.
Bashkimi Evropian ka ndare 3 milionë euro për ndihmë emergjente, ndërsa Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se do të dërgojë 2 aeroplanë transportues në Shri Lankë me pajisje mjekësore tenda si dhe një helikopter.
Gjermani, Franca dhe Turqia kanë ofruar po ashtu ndihmë.
Papa Gjon Pali i Dytë kërkoi nga bota që të luten për viktimat e katastrofës dhe ndaj të mbijetuarve të tregohet solidaritet dhe ndihmë.
XS
SM
MD
LG