Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

XHAKARTË


Numri i të vdekurve nga tragjedia e cunamit, dallgët masive që u shkatuan nga tërmeti nënujor, po vazhdon të rritet, me të paktën 68 mijë të vdekur në brigjet e Oqeanit Indian.
Shumë trupa të vdekur po vazhdojnë të zbulohen. Mijëra persona konsiderohen të zhdukur, përfshirë edhe shumë turistë.
Shefi i Zyrës Humanitare të Kombeve të Bashkuara në Indonezi Michael Elmquist, thotë se numri i të vdekurve vetëm në provincën e Açehut të Indonezisë mund të arrijë në 80 mijë.
Tërmeti nënujor, ndodhi në afërsi të Açehut, dhe Indonezia është më së rëndi e goditur, ku raportohet se gjysma e të vdekurve janë nga atje.
Duke folur në ishullin e Phuketit në Tajlandë, ministri i jashtëm francez Mishel Barnier, tha se tragjedia ka lënë psoja edhe në aspektin psikologjik:
"Ka njerëz këtu, të cilëve u është shkatërruar familja, Dhe ne duhet që t'u ndihmojmë nga ana psikologjike", ka thënë Bariner.
Ministri i Jashtëm i Australisë Alexander Doëner tha se edhe dëmi ekonomik është i madh.
"Shumë ekonomi, apo të paktën degë të ekonomisë në vendet e goditura janë mbyllur apo shkatërruar. Kjo do të kërkojë rindërtime dhe investime të mëdha. Vendet si Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do të kontribuojnë, sepse kjo është përgjegjësia që e kemi", tha Doëner.
Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se sëmundjet dhe epidemitë mund të marrin mijëra jetëra të tjera.
XS
SM
MD
LG