Ndërlidhjet

BAGDAD


Tri grupe militante irakiane kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën u tërhiqet vërejtja iarakianëve që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 30 janarit. Deklarata u publikuar në faqen e internetit të "Armatës Ansar al Sunnah".
Forcat amerikane thanë se një ushtar amerikan është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga kundërofensiva e djeshme në Mosul. Në këtë operacion u vranë 25 guerilë.
Në Bagdad forcat amerikane kanë kapur tre pjesëtarë të rrjetit terrorist të militantit jordanez Abu Musab al-Zarqaëi.
Ndërkohë, të afërm të shrëbyesve amerikanë të vrarë në Irak dhe anëtarë të grupeve kundër luftës kanë njoftuar sot se në prag të vitit të ri do të ndezin qirinj në kufirin jordanezo-irakian në shenjë proteste ndaj përfshirjes amerikane.
XS
SM
MD
LG