Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KJEV


Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, që njihet edhe si drejtues i revolucionit të purpurtë në vendin e tij është takuar me Viktor Jushcenkon, drejtuesin e opozitës që doli fitues në zgjedhjet presidenciale të 26 dhjetorit në Ukrainë. Jushcenko është drejtuesi i revolucionit në Ukrainë i njohur si revolucioni i portokalltë, për shkak të simboleve me këtë ngjyrë të opozitës.
Sakashvili dhe Jushcenko zëvendësuan pas protestave paqësore klasën politike të ardhur në pushtet në vendet përkatëse që nga shpërbërja e ish Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG