Ndërlidhjet

Gjermania e njohu Kosovën


Qeveria e Gjermanisë e ka njohur sot Kosovën si shtet të pavarur. Pas këtij vendimi të qeverisë gjermane, presidenti Horst Koehler do t'i dërgoj një notë diplomatike presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. "Qeveria sot u pajtua për njohjen e Republikës së Kosovës sipas së drejtës ndërkombëtare dhe për fillimin e marrëdhënieve diplomatike", tha zëdhënësi i qeverisë, Urlich Wilhelm. Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier të hënën pat thënë se Gjermania do ta njihte Kosovën.
XS
SM
MD
LG