Ndërlidhjet

Rehn: Festimet "të hareshme, por të përgjegjshme"


Komisionari i BE-së për zgjerim, Olli Rehn theksoi rëndësinë e dërgimit të misionit të BE-së në Kosovë, pasi procesi në Kombet e Bashkuara përfundoi pa sukses. Zoti Rehn tha se festimet në Kosovë ishin "të hareshme, por të përgjegjshme" dhe theksoi se në veri të Kosovës kishte pasur dhunë, të cilën ai e dënoi dhe ftoi "të gjithë liderët dhe popujt e rajonit që të ruajnë qetësinë dhe stabilitetin". Mëtutje, Olli Rehn tha se Kosova është obliguar që t'i respektojë gjërësisht të drejtat e serbëve të Kosovës, veçanërisht në fushë të arsimit, të kulturës dhe të shëndetësisë sipas "propozimeve gjithëpërfshirëse të Martti Ahtisaarit". Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij në debatin për Kosovën në Parlamentin Evropian në Strasburg.
XS
SM
MD
LG