Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një ushtar nga Shtetet e Bashkuara pranë forcës paqëruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë është gjetur i vdekur dje në dhomën e tij në kampin Magrath afër Vitisë, thuhet në komunikatën nga kampi kryesor i trupave amerikane, Bondsteel.
“Policia ushtarake ka ndërmarrë hetime lidhur me incidentin”, thuhet në komunikatë.
Rreth 3.000 trupa nga Shtetet e Bashkuara shërbejnë si paqëruajtës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG