Ndërlidhjet

PEKIN


Ndihmës sekretari amerikan i shteit, James Kelly ka deklaruar se nuk pretë ndonjë “zgjidhje të shpejtë” të krizës lidhur me ambicjet e dyshuara të Koresë Veriore për zhvillimin e armëve bërthamore.
“Të gjithë jemi të një mendje për rezultatin e fundit- se Gadishulli korean duhet të jetë i liruar nga armët bërthamore. Për këte pajtohen Kina, Shtetet e Bashkuara, Korea jugore, Japonia, Rusia dhe gjithë komuniteti ndërkombëtarë. Por kjo do të jetë një proces i ngadalshëm”, ka deklaruar zyrtari amerikan i cili ndodhet në një turne në kryeqytetet aziatike për të kërkuar mbështetje për pozicionin e Shteteve të Bashkuara lidhur me situatën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG