Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm, Goran Svilanoviq thotë se Jugosllavia mund të mos ketë aqë forcë për të arrestuar ish komandantin e serbëve të Bosnjës, gjeneralin Ratko Mlladiq, të akuzuar për krime lufte në Bosnjë.
Ai ka thënë se autoritetet duhet së pari të përcaktojnë se ku ndodhet Mlladiq dhe pastaj të llogarisin nëse është i mundshëm arrestimi i tij.
Hetuesit e Tribunalit të Hagës kanë thënë se Mlladiq fshihet në Serbi, i mbrojtur nga trup roje.
XS
SM
MD
LG