Ndërlidhjet

HJUSTON / TEKSAS


Në ditën e tretë të kërkimeve, qindra policë dhe ushtarë janë shpërndarë nëpër shtetet federale Teksas dhe Luiziana, në kërkim të mbeturinave nga anija kozmike “Kolumbia”.
Zyrtarët e NASA-s thanë se Kolumbia mund të jetë zhveshur nga pllakat që e mbrojnë nga temperaturat e larta, në çastin kur ka hyrë në atmosferën e Tokës.
Drejtori i operacioneve të fluturimeve në gjithësi Bob Cabana tha:
“Është kohë e rëndë, por dua ta dini se këtë do ta kapërcejmë. Do të vazhdojmë të fluturojmë dhe të bëjmë vepra të mëdha”, nënvizoi Cabana.
Presidenti amerikan George Bush do të marrë pjesë në ceremoninë e përmortshme për anëtarët e ekupipazhit të anijes kozmike, Columbia, e cila do të zhvillohet nesër në Teksas.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG