Ndërlidhjet

LË TUKET/FRANCË


Presidenti francez, Jacques Chirac ka përsëritur kërkesën e tij që inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin t,u jepet më shumë kohë që të kompletojnë misionin e tyre në Irak.
Pas bisedimeve që kishin me kryeministrin britanik Tony Blair, Chirac tha se Franca dhe Britania janë të një mendje se Iraku duhet çaramtosur.
“Ne kemi qasje të ndryshme ndaj krizës irakiane, por e para dhe kryesorja ndajmë dy bindje fundamentale- se Iraku duhet të çarmatoset dhe se kjo duhet të ndiqet nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha presidenti francez, duke shtuar se “lufta është gjithmonë më e keqja nga të gjitha solucionet”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG