Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka deklaruar se e ardhmja e Aleancës 53 vjeçare të NATO-s ndodhet në rrezik, nëse kjo e fundit dështon të ballafaqohet me krizën me Irakun.
"Franca, Gjermania dhe Belgjika po përdorin në këte moment fuqinë e tyre bllokuese për qëllime të tjera, dhe kjo për të sinjalizuar mospajtimin e tyre me qëndrimin se çështjes së Irakut duhet t'i japim shumë shpejt zgjidhje në Kombet e Bashkuara", ka deklaruar sekretari amerikan i shtetit.
Colin Powell bëri të ditur mbrëmë se dita e premte do të jetë "momenti i së vërtetës" kur kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin, Hans Blix dhe Mohamed ElBaradei do raportojnë në Këshillin e Sigurimit për gjurmimet për armë të ndaluara në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG