Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush thotë se presidenti irakian, Saddam Hussein është angazhuar në një mashtrim të madh duke tentuar të fshehë armët e tij për zhdukje në masë dhe lidhjet me terroristë ndërkombëtar.
Në një fjalim në bazën detare në Floridë, Bush i ka bër thirrje Këshillit të Sigurimit që të përforcojë rezolutat e veta për çarmatosjen e Irakut.
"Jam optimist se vendet e lira do të tregojnë burrni dhe kurajo përballë kërcënimeve të njëmendëta ndaj paqës dhe lirisë", ka thënë presidenti amerikan.
George Bush ka theksuar se po të vijë lufta, koalicioni i forcave ushtarake të prira nga Shtetet e Bashkuara do të luftojnë qeverinë e Saddamit në Bagdad, e jo popullin e Irakut.
XS
SM
MD
LG