Ndërlidhjet

ANKARA


Presidenti Ahmet Necdet Sezer ka deklaruar se Turqia do të hapë territorin e saj për trupat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, vetëm nëse miratohet një rezolutë e re në Këshillin e Sigurimit që do të autorizonte aksionin ushtarak kundër Irakut.
Ai ka thënë gjithashtu se vendimi i Ankarasë që të shtyjë votimin e paraparë për sot në parlament për lejimin e vendosjes së trupave amerikane, nuk do të jetë pikë konflikti midis dy aleatëve në NATO.
Shtetet e Bashkuara po i bëjnë trysni Turqisë të lejojë trupat amerikane që të shfrytëzojnë territorin turk për të hapur "frontin verior" në rast të një lufte të mundëshme në Irak.
XS
SM
MD
LG