JEFFREY DONOVAN
Në fjalimin që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e quajtën "fjalim të rëndësishëm", presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e theksoi vizionin e tij ambicioz dhe optimist se si do të dukej Lindja e Mesme pas një lufte të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.
Presidenti George Bush e ka shfaqur bindjen se lufta e prirë nga Shtetet e Bashkuara për përmbysjen e presidentit të Irakut Saddam Husein do të nxitë një valë reformash demokratike në Lindjen e Mesme, duke kulminuar me paqe të përhershme midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Në fjalimin e mbrëmshëm në Uashington, Bush e quajti Sadamin "kërcënim direkt në rritje" për Amerikën, por nuk tha nëse do të marrë një vendim për të sulmuar Irakun. Por, duke aluduar se lufta mund të jetë afër, Bush e theksoi vizionin për paqe, prosperitet dhe demokraci në Lindjen e Mesme, pas largimit të Saddamit nga pushteti.
Kritikët e kanë vënë në pyetje përpjekjen për eksportimin e demokracisë në rajonin e dominuar nga regjimet autoritare, por Bush tha se myslimanët kudo janë të etshëm për reforma demokratike.
"Është vetëm supozim dhe fyerje të thuhet se tërë një rajon i botës, apo një e pesta e njerëzimit që janë myslimanë, në një farë dore nuk janë të prekur nga aspiratat themelore të jetës", tha presidenti amerikan.
"Regjimi i ri në Irak do të shërbente si shembull dramatik dhe frymëzues për lirinë e popujve tjerë në rajon", tha ai.
Bush tha se nuk do të jetë lehtë vendosja e demokracisë në Irak, por shtoi se edhe kjo është më mirë, se sa Saddami që i zhvillon armët e shkatërrimit në masë, i shtyp njerëzit e vet dhe i jep mbështetje direkte terrorizmit.
Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan ta përcaktojnë formën e regjimit të ri në Irak. "Kjo zgjidhje i takon popullit të Irakut", tha ai, duke shtuar se Uashingtoni do të sigurohet që një diktator të mos zëvendësohet me një tjetër.
Lidhur me shqetësimet e pranishme në botë dhe rajon, të cilat Uashingtonin e shohin si fuqi pushtuese, Bush tha se Amerika do të largohet nga Iraku sa më shpejt të jetë e mundur. "Luftërat e Amerikës janë përcjellë me arritje të mëdha, përfshirë demokracitë në Gjermani dhe Japoni pas Luftës së Dytë Botërore", tha Bush. Ai tha se as Iraku nuk do të jetë përjashtim.
"Intelektualët arabë u kanë bërë thirrje qeverive arabe t'i adresojnë mungesat e lirive, kështu që njerëzit e tyre ta gëzojnë progresin e kohës sonë. Liderët në rajon flasin për një Kartë Arabe që do t'i nxiste reformat, do të rriste pjesëmarrjen politike dhe tregun e lirë. Prej Marokos e deri në Bahrein, popujt ndërmarrin hapa drejt reformave politike", tha presidenti amerikan.
Bush tha se heqja e Saddamit do çonte sinjale te regjimet e ngjashme, se mbështetja e terrorizmit nuk do të tolerohet. Ai tha se kjo do ta eliminonte mbështetjen direkte që Saddami ua bën terroristëve palestinezë.
Pa presionet terroriste në Lindjen e Mesme, palestinezët do të mund të zgjedhnin udhëheqësi të re, e cila do ta synonte paqen dhe mirëqënien e popullit të vet, tha Bush.
"Qeveria e re e Izraelit, pas zhdukjes së kërcënimeve terroriste, pritet ta mbëshetsë krijimin e shtetit të qëndrueshëm palestinez", tha ai.
Bush i bëri thirrje organizatës botërore ta shfrytëzojë rastin për ta riformësuar Lindjen e Mesme. Ai tha se Kombet e Bashkuara kanë detyrë tu çojnë sinjale regjimeve të jashtëligjshme se kufijtë e sjelljes së civilizuar do të respektohen.