Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ish lideri i UÇPBM-së së demobilizuar, Shefket Musliu i ka hedhur poshtë akuzat se ai qëndron pas vrasjes së policit serb para disa ditësh afër Muhocit në Luginën e Preshevës dhe ka thënë se nuk është në dijeni për kurrfar grupi të armatsour të operojë tash atje.
Shefket Musliu, i denoncuar si "kriminel" nga zëvendës kryeministri serb, Nebojsha Çoviq ka thënë se nëse nuk lirohen pesronat e arrestuar së fundit nga policia serbe, "atje do të ketë protesta të mëtejshme dhe situata mund të shkallëzohet".
Ai i ka thënë agjencis Rojters se hyrja e policëve të maskuar në shtëpitë e shqiptarëve për të tmerruar njerëzit "ka vetëm një qëllim të thjeshtë- të mbahet situatë e tensionuar dhe të largohen shqiptarët nga vendi i vetë".
XS
SM
MD
LG