Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Autoritetet e Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara kanë filluar t'a marrin bashkërisht në pyetje zyrtarin e lartë të dyshuar të organizatës terroriste al Kaida, Khalid Shaikh Momammed në një lokacion në Pakistan, i cili u arrestua dje, njoftojnë zyrtarët e Islamabadit.
Ai është planifikuesi i dyshuar i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe supozohet se është lideri i tretë në hierarkinë e al Kaidës, pas Osama bin Ladenit dhe Ayman al-Zawahirit.
Joe Biden, kryetar i Komitetit për marrëdhënje të jashtëme pran Senatit të Shteteve të Bashkuara e qujati arrestimin si "kthesë të madhe" e tha se ka arsye të besohet se edhe 22 nga 25 krerët e kërkuar të Al Kaidës, përfshirë edhe Osama Bin Ladenin, fshihen përgjatë kufirit midis Pakistanit dhe Afganistanit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG