Ndërlidhjet

BAGDAD


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin sot mbikëqyrën shkatërrimin e raketave tjera të ndaluara irakiane, Al Samoud në një lokacion afër Bagdadit në praninë edhe të zyrtarëve irakianë.
"Gjatë dy ditëve të kaluara, kishte asgjësim raketash al Samoud 2, gjashtë dje dhe katër sot, pra gjithsejt dhjetë", tha këshilltari për shkencë i presidentit irakian, gjenerali Amer Al-Saadi.
Por ai ka sinjalizuar se Bagdadi do të ndërpriste me shkatërrimin e mëtejshëm të këtyre raketave nëse Shtetet e Bashkuara sinjalizojnë se do të ndërmerrnin sulm.
Sidoqoftë, Uashingtoni e dezavuoi këte hap të Bagdadit si pjesë të një "loje mashtrimi".
XS
SM
MD
LG