Ndërlidhjet

BAGDAD


Iraku sot i asgjësoi edhe 6 raketa tjera "Al-Samoud" nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara e quajtën asgjësimin e tillë "pjesë e lojës mashtruese" të Irakut.
Zëdhënësi i ekipit të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara Hiro Ueki tha se asgjësimi i plotë i raketave do të përfundojë nesër, duke shtuar se pas një jave, Iraku do të paraqesë raportin edhe për gazrat nervorë.
"Ata duhet të japin shpjegime për metodologjinë e përfitimit të gazrave nervorë VX dhe Antraks. Gjithashtu na thanë se raportin e detajuar do ta paraqesin javën tjetër", tha Ueki.
Ndërkohë, Papa Gjon Pali i Dytë sot e ka dërguar kardinalin Pio Laghi në Uashington, në përpjekje për të bindur presidentin amerikan George Bush të heqë dorë nga përgatitjet për luftën kundër Irakut.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG