Ndërlidhjet

UASHINGTON


Terroristi i dyshuar i Al Kaidës Khalid Sheikh Mohammed u është nënshtruar hetimeve pas arrestimit të tij në Pakistan.
Mohammed konsiderohet të jetë numri 3. i rrjetit terrorist Al Kaida, pas Osama bin Ladenit dhe zëvendësit të tij nga Egjipti, Ayman Zawahiri.
Mohammed gjendej gjithashtu në listën e 22 terroristëve më të kërkuar të Amerikës.
Politikanët dhe zyrtarët amerikanë të inteligjencës thanë se kapja e Mohammed-it, i cili akuzohet për ndihmë direkte në sulmet terroriste të 11 Shtatorit, paraqet fitore të madhe kundër Al-Kaidës.
Senatori Pat Roberts, kryesues i Komitetit të Senatit për Inteligjencën, tha.
"Ky është një hap i madh prapa për Al-Kaidën. Kjo mundet dhe do të dërgojë mesazhe te Al-Kaida, e cila përgatitet për ofenzivë pranverore në Pakistan", tha Roberts.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG