Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Britania dhe Shtetet e Bashkuara thonë se janë të diponuar të amendojnë tekstin e rezolutës së re të propozuar Kombeve të Bashkuara e cila mund të autorizonte në mënyrë implicite luftën e prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.
Sekeretari i jashtëm britanik, Jack Straw nuk dha ndonjë hollësi për ndryshimet e mundëshme kur foli sot në Kombet e Bashkuara.
Por ai tha se çfarëdo rezolute e re duhet të mbajë presionin ndaj Irakut që të spastrohet nga armët e tij të supozuara për zhdukje në masë.
"Ndonëse qëndrojmë në parimet e shtruara në projekt rezolutë dhe konkludimit të pashmangshëm se Iraku ka humbur shansën finale, natyrisht jemi të gatshëm të diskutojmë tekstin e asaj rezolute të dytë dhe të marrim parasysh çfarëdo sugjerimi konstruktiv se si procesi i shtruar në ate projekt rezolutë mund të përmirësohej", ka thënë shefi i diplomacisë britanike.
Para dite raportet cituan diplomatë anonim të thonë se Britania po punon në një rezolutë kompromisi e cila mund t,i jepte Irakut më shumë kohë që t,u nënshtrohet kërkesave të Kombeve të Bashkuara për çarmatosje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG