Ndërlidhjet

PRAGË


Ministri i jashtëm i Rusisë Igor Ivanov tha se Rusia do të votojë kundër rezolutës që do ta autorizonte forcën për çarmatimin e Irakut.
Ivanov sugjeroi se Rusia mund të përdorë veton kundër rezolutës së propozuar.
Komentet e tij u bënë deri sa diplomatët nga Britania dhe Franca i vazhdojnë vizitat në shtetet e Afrikës, anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Ministri i jashtëm i Francës Dominik de Villepin, nga Angola arriti në Kamerun, për të bindur këtë vend të votojë kundër rezolutës. Pas Kamerunit de Villepin do ta vizitojë Guinenë.
Kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se edhe vetë do të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit nëse votohet për rezolutën.
Gjermania e kundërshton çfarëdo projekt-rezolute që do të autorizonte forcën.
Dje sekretari i shtetit Colin Powell e shfaqi bindjen se Shtetet e Bashkuara janë afër të sigurojnë 9 vota në Këshillin e Sigurimit, të nevojshme për miratimin e rezolutës.
Ndërkohë, kreu i Agjencicë Ndërkombëtare Bërthamore Mohamed ElBaradei, i ka deklaruar shtypit arab se, luftën mund ta shmangë vetëm një kthesë dramatike për çarmatimin e presidentit të Irakut Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG