Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq është vrarë sot me armë snajperike para ndërtesës qeveritare në Beograd.
Policia dhe burimet spitalore raportuan se Xhinxhiq kishte marrë dy plagë të rënda dhe vdiq në spital.
"Ky akt kriminel është qartas një përpjekje nga ata të cilët vitet e mëparëshme u përpoqën të ndalin zhvillimet në Serbi dhe demokratizimin e sajë, të ndryshojnë kursin e historisë dhe t,a kthejnë Srebinë në një perandori të kriminelëve", ka thënë zëvendës kryeministri Nebojsha Çoviq.
Qeveria e Serbisë mbajti mbledhje emergjente dhe kërkoi nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Serbisë, Natasha Miçiq të propozojë gjendjen e jashtëzakonëshme në Serbi.
Dëshmitarë thanë se dy persona janë arrestuar pas sulmit.
XS
SM
MD
LG