Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka thënë mbrëmë se Britania do të bënte një kontribut të çmuar për çfarëdo lufte kundër Irakut, por Uashingtoni mundë të jetë i përgatitur të përdorë forcën edhe pa ndihmën e trupave britanike.
"Po qe se ata janë në gjendje të marrin pjesë në rast se presidenti vendos të përdorë forcën, kjo do të mirëpritej. Po qe se nuk janë, ka edhe rrugë të tjera ku ata nuk do të ndërlikoheshin, së paku në atë fazë", ka thënë Rumsfeld.
Donald Rumsfeld ka thënë më pas se Shtetet e Bashkuara kanë "të gjitha arsyet" të besojnë se do të ketë kontribut të çmuar ushtarak nga Britania në rast të një lufte në Irak.
Pas këtyre vërejtjeve të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, zyra e kryeministrit britanik tha se ka një "bashkëpunim të plotë" midis Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara në planifikimet ushtarake për luftën e mundëshme në Irak dhe se dy vendet gjithashtu po kërkojnë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit.