Ndërlidhjet

DOHA


Ministri i jashtëm irakian, Naji Sabri, duke folur sot në Katar tha se "një agrsion i planifikuar" kundër Irakut, siç është shprehur, nga administrata e Shteteve të Bashkuara do të ishte shkeje flagrante e Kartës së OKB-së dhe të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit.
"Nëse ajo respekton rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, nuk duhet të niset në kurrëfar agresioni kundër Irakut, sepse një agresion i planifikuar kundër Irakut është shkelje serioze dhe flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara, e të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit, e vullnetit të të gjitha vendeve anembanë botës", ka thënë shefi i diplomacisë irakiane.
Edhe propozimet britanike për një rezolutë të reviduar të Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen e Irakut, minsitri Naxhi Sabri i cilësoi si "një plan agresiv për luftë".
XS
SM
MD
LG