Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i vrarë i Serbisë, Zoran Xhinxhiq u varros sot në Beograd.
Në varrim kanë marrë pjesë dhjetra mijëra qytetarë dhe delegacione të jashtme.
Në varrim mori pjesë edhe shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner dhe kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano.
"Erdha në Beograd sepse Xhinxhiq ishte miku im persoanal, por edhe si i dërguar i Kofi Annan, sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara", ka thënë Steiner.
Fatos Nano ka shfaqur ngushëllime të thella për vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiq.
XS
SM
MD
LG