Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer ka rrefuzuar akuzat amerikane se Këshilli i Sigurimit kishte dështuar në misionin e tij për të çarmatosur Irakun.
"Këshilli i Sigurimit nuk ka dështuar, ne duhet ti kundëvehemi këtij miti", ka thënë shefi i diplomacisë gjermane në mbledhjen ku ishin edhe ministrat e Jashtëm të Francës, Rusisë, Sirisë dhe Guinesë.
Këta ministra e kanë quajtur përdorimin e planifikuar të forcës si ilegal sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ata ishin mbledhur të dëgjojnë raportin e fundit të kryeinspektorit të OKB-së për armatimin , Hans Blix për detyrat e mbetura për çarmatosjen e Irakut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG