Ndërlidhjet

LONDËR


"Qëllimi jetik" i trupave të koalicionit është të arrijnë sa më shpejt që të jetë e mundur Bagdatin, ka thënë kryeministri britanik, Tony Blair.
Blair, përpara parlamentit britanik, ka deklaruar se trupat amerikane gjenden 90 kilometra larg Bagdatit dhe së shpejti do të ballfaqohen me trupat e Gardës Republikane të Sadam Hyseinit.
"Ndërsa në veri, qëllimi ynë është të mbrojmë popullin kurd në zonën autonome, të ruajmë fushat naftëmbajtëse dhe të sigurojmë se në veri nuk do të ketë baza të rezistencës të trupave të Sadamit", tha Blair.
Ndërkaq Blair njoftoi parlamentin dhe për ushtarin britanik, i pari i vrarë në fushëbetejë, pranë kufirit me Kuvajtin.
XS
SM
MD
LG