Ndërlidhjet

MOSKË


Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin i ka mohuar përmes një bisede telefonike me presidentin amerikan George Bush, akuzat se firmat e Rusisë i kanë shitur pajisje ushtarake Irakut.
Zëdhënësi i presidencës ruse Alexei Gromov e citoi Putinin të ketë thënë se Uashingtoni nuk ka paraqitur prova për akuzat e tilla.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer tha se Shtetet e Bashkuara kanë prova të besueshme se kompanitë ruse i kanë shitur Irakut armë anti-tank dhe teknologji për pengimin e sinjaleve satelitore që i drejtojnë raketat amerikane.
XS
SM
MD
LG