Ndërlidhjet

BAGDAD


Lideri irakian Saddam Hussein u tregua në televizionin shtetëror në një tajkim me ministrat dhe bashkëpunëtorët më të lartë dhe ka shfaqur besimin në fitore. Televizioni thotë se incizimi është bërë sot, por Saddam nuk flet në takim dhe sa që është e mundur që incizimi të verifikohet.
Saddam Hussein është paraqitur disa herë në televizion prej fillimit të operacioneve në Irak, por fati i tij mbetet i paqartë.
Zyrtarët irakianë kanë mohur se forcat e koalicionit kanë marrë disa qytete irakiane si dhe raportet që ushtarë irakian paraqiten si civilë për t'i mashtruar trupat amerikane dhe britanike.
XS
SM
MD
LG