Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld u vu sot në mbrojtje të strategjisë së luftës në Irak duke theksuar se plani i luftës është i mirë, funksionon dhe do të shpie në fitore.
"Plani është i mirë dhe do të jem i lumtur të marrë merita për te, sepse është një plan i qëndrueshëm që funksionon dhe ne do të fitojmë. Por realiteti është se është një plan që u zhvillua nga gjenerali Tommy Franks, u përpunua nga Shtamadhoria në Uashington, u shikua me kujdes nga komandantët anembanë botës, kaloi nëpër Këshillin e Sigurisë Kombëtare, është plan i gjith vendit, plan i mirë dhe që funksionon", ka thënë Rumsfeld.
Sekertari amerikan i Mbrojtjes i ka bërë këto komente duke iu përgjigjur pretendimeve se nuk kishte përfillur planifikuesit ushtarak
të cilët kishin dashur të dërgohen më shumë trupa në terren para se të ndërmerrej invadimi i Irakut.
XS
SM
MD
LG