Ndërlidhjet

KAMPI AS SAJLIAH/KATAR


Forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak thanë se do të intensifikojnë sulmet kundër njësiteve të Gardës Republikane, të cilat e mbrojnë Bagdadin, duke theksuar se disa nga njësitet elite irakiane ndodhen në "vështërësi të mëdha".
Gjenerali Vincent Brooks tha në konferencën e sotme për shtyp në Komandën Qendrore në Katar se "atje ku ndodhet regjimi irakian do të shkojnë edhe forcat tona".
"Mbetemi të bindur nga ajo që po shohim anembanë vendit derisa po arrijmë gjithnjë e më shumë suksese , se populli irakian po e përshëndetë largimin e regjimit dhe shkatërrimin e tij" , ka thënë gjenerali Brooks.
Gjenerali ka thënë se forcat lojale ndaj regjimit të Saddam Hussein po bëjnë "rezistencë të fortë dhe terrorizojnë popullatën".
XS
SM
MD
LG