Ndërlidhjet

ATHINË


Udhëheqësit e vendeve ballkanike kanë cilësuar krimin e organizuar si kërcënimin më të madh për vendet e rajonit. Ata kanë kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për t'ju bashkangjitur Bashkimit Evropian.
Kështu është deklaruar në takimin e drejtuesve të lartë të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bullgarisë, që po mbahet në Greqi.
Megjithatë këto vende kanë mbetur të ndara lidhur me qëndrimin ndaj luftës në Irak.
Shqipëria dhe Bullgaria mbështesin pa rezervë pozicionin e Shteteve të Bashkuara.
Gjatë këtij takimi kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë janë takuar me kryeministrin grek.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG