Ndërlidhjet

BEOGRAD


Udhëheqësit ballkanikë kanë filluar bisedimet në Beograd për bashkëpunimin në rajon dhe mënyrat e luftimit të krimit të organizuar.
Ky është takimi i gjashtë vjetor i Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Evropës juglindore.
N ëkëtë takim marrin pjesë krerët e shteteve të Serbisë dhe Malit të Zi, Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë, Bosnjës, Maqedonisë dhe Turqisë.
Kroacia e ka ndjekur këtë takim në cilësinë e vëzhguesit, ndërsa presidenti kroat Stipe Mesic ka deklaruar se vendi i tij do kërkojë anëtarësi në këtë strukturë.
Pritet që në orët e para të mbrëmjes pjesëmarrësit të dalin me një deklaratë të përbashkët.
XS
SM
MD
LG