Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha se kritikat e Uashingtonit drejtuar Sirisë dhe Iranit, për bashkëpunimin etyre të mundshëm me regjimin e Irakut, nuk duhen parë si kërcënime për luftë.
Powell ka theksuar se Teherani dhe Damasku duhet të kuptojnë se nëse zotërojnë armë të shkatërrimit në masë, apo mbështesin terrorizmin, atëherë do të përballen me pasoja. Por ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë shumë mënyra për t'i zgjidhur këto cështje.
Sekretari amerikan i shtetit, duke folur për Irakun e pas luftës ka sqaruar se Uashingtoni do ketë rolin drejtues për disa kohë në rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG