Udhëheqësit politikë dhe fetarë të Irakut, që u takuan sot për të diskutuar të ardhmen e vendit, kanë përfunduar takimin e parë dhe pritet të takohen sërisht pas 10 ditëve.
Bisedimet në qytetin Ur, pranë Nasirijas, u drejtuan nga Zalami Khalilzad, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për rajonin.
Në deklaratën përfundimtare të takimit thuhet se pjesëmarrësit kanë rënë dakort që qeveria e ardhshme të jetë sipas një sistemi federal demokratik.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld lidhur me të ardhmen e Irakut ka deklaruar:
"Institucionet specifike të qeverisë së re irakene do të vendosen nga irakenët. Një shoqëri e lirë nuk duhet të imponohet nga jashtë. N emund t'i ndihmojmë duke jellë të gjitha grupet së bashku."